TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tom Dodaj, i dyshuari i katërt për përfshirjen në vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj, në dëshminë e tij ka pranuar se ia ka shitur armën me të cilën u krye krimi bashkëshortit të saj, Naim Murseli dhe ekzekutorit, Granit Plava.
Ai ka treguar se vlera e armës që u përdor nga Granit Plava për të ekzekutuar Liridonën brenda automjetit më 29 Nëntor në Prishtinë ishte 250 euro.
Por ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e 30-vjeçares, duke shtuar se Naim Murseli dhe Granit Plava e kanë provuar armën përpara krimit për ta testuar.
“Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro“, thuhet në dëshminë e Dodajt të siguruar nga Paparaci.