BALLKAN, 28 Janar 2024, 12:33

Opozita shqiptare bojkoton seancën parlamentare, nuk do të votojë për Talat Xhaferin si kryeministër të Maqedonisë së Veriut

Opozita shqiptare bojkoton seancën parlamentare, nuk do të votojë

Opozita shqiptare do të bojkotojë seancën parlamentare ku do të zgjidhet qeveria teknike dhe nuk do ta votojë Talat Xhaferin si kryeministër teknik dhe kreun e parë shqiptar të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Siç kanë bërë të ditur liderët e partive të Lidhjes Europiane për Ndryshim, LEN-it, deputetët e tyre nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku në rend dite është zgjedhje e Qeverisë teknike.

Opozita shqiptare ka marrë vendimin me arsyetimin se nuk i lejohet të ketë një anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Ndërkohë seanca për votimin e qeverisë teknike ka filluar një orë e 15 minuta me vonesë.

Në seancën e sotme opozita maqedonase ndonëse do të jetë prezentë në Kuvend, nuk do të votojë për Qeverinë e re.