BALLKAN, 15 Gusht 2023, 14:50

Nuk mblodhi Kuvendin, KQZ pezullon një parti politike në Kosovë

Nuk mblodhi Kuvendin, KQZ pezullon një parti politike në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të pezullojë partinë Republikanët e Kosovës për shkak të mos mbajtjes së Kuvendit të brendshëm zgjedhor në afatet e parapara me legjislacionin në fuqi. Ky vendim u mor sot me vota unanime nga të gjithë anëtarët e KQZ-së.

Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala, tha se partia Republikanët e Kosovës është dashur të mbajnë kuvendin e ri zgjedhor në fillim të këtij muaji por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas tij, kjo parti ka afat 45 ditë që të mbajë kuvendin zgjedhor nëse dëshiron të hiqet masa e pezullimit nga KQZ. Vendimi u mor me 11 vota “pro”, ndërsa KQZ vijoi mbledhjen me dyer të mbyllura për çështje të brendshme të saj.