BALLKAN, 1 Gusht 2022, 11:45

Nis heqja e barrikadave në veri, tre kamionë largohen nga rruga që çon në Jarinjë

Nis heqja e barrikadave në veri, tre kamionë largohen nga rruga

Tre kamionë tashmë kanë nisur të largohen nga rruga që çon për në pikën kufitare në Jarinjë. Mediat e Kosovës shkruajnë se po rritet numri i kamionëve që po largohen nga rruga.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyjë për më 1 shtator 2022, aplikimin e dy vendimeve të datës 29 qershor lidhur me reciprocitetin targave dhe dokumentave me Serbinë. Ky vendim vjen pas kërkesës së Bashkimit Europian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tensioneve në veri dhe bllokimit të pikave të kalimit kufitar në Bërnjak dhe Jarinjë.