BALLKAN, 4 Gusht 2023, 14:19

Sanksionet e BE ndaj Kosovës, eksperti i sigurisë: Na goditën aty ku na dhemb më shumë

Sanksionet e BE ndaj Kosovës, eksperti i sigurisë: Na goditën aty

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, i ftuar në “Panorama TV”, e ka konsideruar të dëmshëm për Kosovën, vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian, lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.

Ai u shpreh se “largimi i Kosovës nga organizimi i ushtarak i NATO-s, ka qenë një goditje që do të na shoqërojë për një kohë të gjatë”.

Sipas ekspertit Elezi, Kosova tani duhet të fitojë besimin dhe mbështetjen e vendeve evropiane për të dërguar institucionet e sigurisë në qendra që janë tejet të rëndësishme në fushën e inteligjencës.

“Ka një zbutje të ndërkombëtarëve pas reflektimit të Kosovës. Problem në aspektin e sigurisë ka qenë largimi i Kosovës nga organizimi i ushtarak i NATO-S. Kjo ka qenë një goditje që do të na shoqëroj për një kohë të gjatë, pasi kemi pritur prej kohësh të ishim pjesë të këtyre stërvitjeve teje të rëndësishme në fushën e sigurisë.

Kanë qenë dhe sanksione ekonomikë, janë përjashtuar disa vizita të qeverisë së Kosovës në disa vende dhe në disa forume të rëndësishme të sigurisë. Agjencia e Kosovës për inteligjencën është lënë anash sa i përket projekteve të rëndësishme për Kosovën që ofron mundësi dhe të operacioneve inteligjente jashtë vendit.

Po ashtu e ka pësuar edhe Policia e Kosovës, institucione që nuk duhet të ishin të goditura nga seksionet. Por, struktura e institucione të ndryshme ndërkombëtare kishin zgjedhur që për të na edukuar të na godasin aty ku na dhemb më shumë. Tashmë ne duhet ti bindim ata që në kemi reflektuar, dhe të fitojmë dhe njëherë mbështetjen dhe përkrahjen e tyre për të dërguar institucionet e tona të sigurisë në qendra që janë tejet të rëndësishme në fushën e inteligjencës”, u shpreh Elezi.