TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vetëm 13 % të projektligjeve në sesionin e kaluar. Sipas të dhënave të Institutit Demokratik të Kosovës, një çështje problematike është mungesa e deputetëve në seancat plenare. Vetëm 13% të projektligjeve ka miratuar Kuvendi i Kosovës gjatë sesionit që mbylli një javë më parë. Këto janë të dhënat e Institutit Demokratik të Kosovës i cili thotë se pjesa më e madhe e ligjeve janë të mbartur nga viti i kaluar.
“Vetëm 17 nga këto janë projektligje apo marrëveshje ndërkombëtarë që janë të përfshira në agjendën e këtij viti, të tjerat i takojnë viteve paraprake. Prandaj mund të themi se në përqindje diku vetëm 13 për qind e planit legjislativ të vitit 2023 është përmbushur gjatë këtij sesioni. Një nga problemet të cilën duhet të evidentojmë ka qenë mungesa e deputetëve, e cila ka shkaktuar vazhdimisht problemin e mungesës së kuorumit. Në bazë të gjetjeve tona mesatarisht në secilën seancë 22.5 për qind e deputetëve kanë munguar.”, –tha Arbër Thaçi, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës.
Mungesa më të mëdha të deputetëve në aktivitetin parlamentar sipas institutit ka patur opozita. “Trendet janë varësisht prej partive politike, në këtë rast partitë opozitare tregojnë shifra më të larta të mungesave. LDK ka diku 22 për qind të deputetëve që i mungojnë, PDK ka rreth 19 për qind, LVV ka nëntë për qind.”- shtoi Thaçi. Raporti citon se kuvendi ka dështuar në rolin e tij mbikëqyrës ndaj qeverisë.
“Në përgjithësi deputetët i kanë parashtruar ndaj ekzekutivit 171 pyetje parlamentare, por këtu hynë edhe pyetje të cilat janë përsëritur disa herë për shkak të mungesës së ministrave në seanca. Deputetët e partisë në pushtet kanë parashtruar më shumë pyetje. Kjo në vetvete paraqet problematik, pasi tregon se deputetët e opozitës nuk kanë qenë shumë aktiv në parashtrimin e pyetjeve parlamentare për ekzekutivin.”- nënvizoi Violeta Haxholli. Kryeministri Albin Kurti rezulton të jetë edhe i vetmi në parlament që i është përgjigjur të gjitha pyetjeve ndërsa parlamentarët që rezultojnë të mos u jenë përgjigjur pyetjeve janë ministrat Xhelal Svelça dhe Donika Gërvalla.