BALLKAN, 2 Gusht 2023, 13:00

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon

Gazetari në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka treguar se cila do të ishte rruga më e mirë që Maqedonia e Veriut të dilte nga kriza.

Ai tha se miratimet e ndryshimeve kushtetuese do të mund të ishin zgjidhje, por për këtë do duhej që partitë politike të ishin më pak pragmatiste e të mendonin më shumë për të ardhmen, pasi nëse miratohen ndryshimet, VMRO-DPMNE rrezikon të humbasë një pjesë të madhe të mbështetësve të saj.

“Mendoj se rrugëdalja më ideale do të ishte një kompromis mes forcave më të mëdha politike në vend dhe nëpërmjet negociatave të miratohen edhe ndryshimet kushtetuese.

Për këtë kërkohet marrja e përgjegjësisë por edhe sakrificë politike, duke marrë parasysh disponimin kundër miratimit të këtyre ndryshimeve në opinionin publik maqedonas.

Mbi 70% e maqedonasve janë kundër ndryshimeve kushtetuese me qëllim që bullgarët të përfshihen në kushtetutë.

Nëse voton ndryshimet kushtetuese VMRO-DPMNE rrezikon të humbasë një pjesë të madhe të mbështetësve të saj dhe të sakrifikojë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Kjo do ishte opsioni më ideal se si mund të dilet nga ky ngërç”,-tha gazetari.