BALLKAN, 2 Gusht 2023, 17:29

Hodhi vajzën argjentinase nga kati i gjashtë i hotelit në Fushë-Kosovë, gjykata merr vendimin për autorin

Hodhi vajzën argjentinase nga kati i gjashtë i hotelit në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një vajzë e re nga Argjentina është hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli, ndërkohë që policia ka arrestuar autorin. Behet fjalë për të renë me inicialet M.K.U., e cila është hedhur nga kati i gjashtë i dhomës së hotelit në Fushë-Kosovë.

E reja u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë. Theksohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje ku më pas autori nga komuna e Drenasit, me inicialet E.N, i cili edhe kishte shtetësi zviceranë e ka hedhur 27-vjeçaren nga kati i gjashtë.

Autori u arrestua menjëherë nga autoritetet. Sakaq Gjykata Themelore e Prishtinës bën të ditur se ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji në drejtim të veprës penale “vrasje”.