BALLKAN, 19 Qershor 2023, 15:15

Protestë në Leposaviç, kërkohet lirimi i serbëve të arrestuar nga policia e Kosovës

Protestë në Leposaviç, kërkohet lirimi i serbëve

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në një protestë në Lepasoviç në mbështetje të serbëve të arrestuar për sulmet ndaj gazetarëve shqiptarë.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar, Dalibor Spasic, Nemanja Vlaškoviç, Uroš Vukašinović, si dhe Dushan Obrenoviç, Radoš Petrović dhe Milun Lune Milenkoviç.

Kujtojmë se ditët e fundit situata në Veri të Kosvës situata është tejet e tensionuar, ndërsa ndërkombëtarët bëjnë thirrje që palët të qetësohen.