BALLKAN, 19 Qershor 2023, 12:36

KFOR-i pengon ministrat dhe zyrtarët e lartë të Kosovës të kalojnë në Leposaviç, kjo është arsyeja

KFOR-i pengon ministrat dhe zyrtarët e lartë të Kosovës

Forcat e misionit të NATO-s, KFOR kanë penguar kalimin e ministrave dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë të Kosovës, në një prej komunave në Veri, Leposaviç.

Mësohet se KFOR ka lejuar kalimin vetëm të njësisë speciale të policisë së Kosovës për të kaluar pengesën e vendosur tek “Nothing Hill” dhe janë nisur drejt komunës së Leposaviqiç për të zënë terren.

Sipas medias, ‘Indeksonline’ se KFOR ka marrë vendim që nga sot mos të lejojë zyrtarët e Kosovës për të vizituar kryetarin e “ngujuar” në komunën e Leposaviçit.

Kjo pasi sipas KFOR vizitat e zyrtarëve provokojnë situatën aktuale dhe nuk ka siguri të mjaftueshme për veprime të tilla.