TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për agjencinë amerikane Bloomberg, tha se nuk do të heqë dorë nga qëndrimet e tij.
Sipas tij, Beogradi duhet të bëjë hapin e parë.
“Serbia duhet të ndërpresë mbështetjen për milicinë që shkaktoi protesta në veri të Kosovës muajin e kaluar dhe përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit të saj. Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme. Duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne”, theksoi ai.