TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli Prokurorial i Kosovës iu drejtua sot Zyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ku i kërkon dekretimin e Blerim Isufajt në postin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Kjo kërkesë siç bëri të ditur KPK, u bë duke marrë parasysh se janë shterur të gjitha rrugët ligjore që “kanë rezultuar se procesi për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim”.
KPK kërkoi që procesi i dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit të trajtohet me urgjencë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është esencial për sistemin prokurorial dhe në përgjithësi për sundimin e ligjit në vend, prandaj KPK-ja thekson se shtetit dhe institucionit tonë i nevojitet Kryeprokurori i Shtetit me mandat dhe fuqi kushtetuese dhe ligjore.”, bëri të ditur KPK.