TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli Europian ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për tensionet mes Turqisë dhe Greqisë para samitit të BE-së që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.
“Këshilli Europian ka shprehur shqetësim të thellë për veprimet dhe deklaratat e përsëritura së fundmi të Turqisë. Turqia duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të BE”, thuhej në draft, sipas Euroactiv.
Duke kujtuar konkluzionet e mëparshme dhe deklaratën e 25 marsit 2021, Këshilli Evropian “pret që Turqia të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar, të de-përshkallëzojë tensionet në interes të stabilitetit rajonal në Mesdheun Lindor dhe të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”.
Kujtohet se Komisioni Evropian i dërgoi një mesazh të fortë Turqisë javën e kaluar.