BALLKAN, 20 Qershor 2022, 11:33

Mbledhja e dy qeverive, Albin Kurti: Zhvillimi i qëndrueshëm në gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim e jo në fund

Mbledhja e dy qeverive, Albin Kurti: Zhvillimi i qëndrueshëm në

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive ka nisur me fjalën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili nuk la pa përmendur dhe situatën e shkaktuar në rajon nga pushtimi rus si dhe foli për problemet e pazgjidhura politike.

“Në mbledhjen e kaluar thamë që jemi popull optimistë e gjithnjë jemi një. Besoj duhet ta kthejmë optimizmin në entuziazëm. Entuziazmi është organizimi më i mirë i mundshëm mes imagjinatës e racionalitetit.

Sfidat sot janë të shumta e situata politike botërore duket shumë e rënduar. Ne mund ta lexojmë këtë gjendje më mirë e më qartë.

Kur orientimet gjeopolitike shfaqen më hapur përcaktimi ynë është më i thjeshtë.

Marrëdhëniet me dy vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë probleme të pazgjidhura politike, suksesi i marrëdhënieve në të gjitha fushat e tjera është i garantuar.

Është dëshmi gjithashtu se bashkëpunimi, integrimi e zhvillimi i qëndrueshëm në gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim e jo në fund.

Lënia për fund e mbajtja pezull e zgjidhjes të problemeve esenciale politike mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social”, tha Kurti.