BALLKAN, 21 Qershor 2022, 09:27

Ekzekutimi i mafiozit në Mal të Zi, vrasësi la pas shenjat e gishtave dhe gjurmë të ADN-së

Ekzekutimi i mafiozit në Mal të Zi, vrasësi la pas shenjat e

Pasi qëlloi tetë herë në drejtim të Milic Minja Shakoviç të Podgoricës, vrasësi, duke u larguar nga rrugët e Budvës, la gjurmët e gishtave në një taksi me të cilën u përplas jo shumë larg vendit të krimit.

“Vijesti” raporton se policia ka marrë gjurmët e gishtërinjve dhe burime nga policia kanë thënë se është gjetur profili i ADN-së së vrasësit, i cili do të krahasohet me bazat e policisë kombëtare dhe lokale.

Shakoviç, një pjesëtar i lartë i klanit Skaljar u vra më 17 qershor rreth orës 23:30 në restorantin Korkovado në Budva.

Vrasësi iu afrua teksa ishte duke darkuar me miqtë dhe qëlloi të paktën tetë herë në drejtim të tij nga pas. Shakoviç u qëllua me tre plumba në kokë dhe kur ka rënë në trotuar, vrasësi e ka gjuajtur edhe dy herë në drejtim të tij nga një distancë prej gjysmë metri, madje edhe tre herë të tjera.

I veshur me xhinse, një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, atlete të zeza me lidhëse të bardha dhe një kapele të bardhë në kokë, sulmuesi iku në hotelin “Mogren” dhe më pas në një shteg të ngushtë për në Gospoština.

Dyshohet se pikërisht në atë pjesë është përplasur nga një shofer taksie teksa po vraponte në rrugë.

Përveç krahasimit të shenjave të gishtërinjve dhe profileve të ADN-së, inspektorët shqyrtuan pamjet e vëzhgimit duke u përpjekur të kapnin lëvizjet e vrasësit dhe të zbulonin nëse ai kishte bashkëpunëtorë dhe kush mund ta priste pas krimit.