TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i madh ka shpërthyer mesditën e sotme, rreth orës 15:00 në një zonë pyjore në Fthiotidha të Greqisë, afër Lamias.
Sipas informacioneve nga mediet lokale në vendngjarje kanë shkuar ekipet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë nga ajri dhe nga toka.
Zjarrfikëset nga Atalanti, Agios Konstantinos, Lamia dhe Argyrochori kanë mbërritur me shpejtësi në zonë dhe po operojnë, ndërsa të dy helikopterë PZL-të janë ngritur menjëherë nga aeroporti i Lamias për të shuar zjarrin
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.