BALLKAN, 20 Qershor 2022, 22:24

‘Plani B’ i Erdogan/ Mediat e huaja: Nëse marrëveshja me SHBA-në për avionët F-16 dështon, atëherë…

‘Plani B’ i Erdogan/ Mediat e huaja: Nëse marrëveshja me

Ankaraja po fokusohet në plane alternative nëse programi për avionët F-16 nuk do të ketë përparësi.

Në veçanti qeveria turke mund të jetë e interesuar të blejë avionë luftarakë Eurofighter Typhoon nëse kërkesa për blerjen e avionëve të rinj F-16 nga SHBA dhe modernizimi i atyre ekzistuese nuk do të ketë zhvillime, shkruajnë mediat e huaja.

Gjithashtu theksohet se Komandanti i Forcav Ajrore turke, gjenerali Hasan Kucukakyuz ka vizituar Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar, ku edhe u takua me udhëheqjen e Forcave ajrore mbretërore britanike me komandant Sir. Mike Win.

Ndërkohë sipas MiddleEastEye, Kongresi Amerikan nuk përjashtohet të japë dritën jeshile për F-16 turk, por pas zgjedhjeve të ardhshme turke, të cilat zakonisht janë planifikuar për në verën e vitit 2023.