TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia greke ka zbuluar një ngjarje të kobshme që ka ndodhur pesë vite më parë në Athinë duke arrestuar një grua greke si edhe të dashurin e saj polak. Mësohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, çifti kishte vrarë pesë vite më parë djalin 7-vjeçar të shtetases greke, duke i fshehur më pas trupin në depon ku mbanin veglat e punës.
Sipas informacioneve nga burime policore, 33-vjeçari polak, në prani të nënës së fëmijës, në janar të 2017-ës, i ka zënë me shirit izolues gojën djalit 7-vjeçar, pasi ai po i bindej. Më pas çifti kanë bërë një “varr” me tulla në çati, ku e kanë varrosur djalin fatkeq. Kur pronari i banesës e dëboi çiftin, polaku i ka futur eshtrat e fëmijës në një kuti mjetesh dhe bashkë me të ka lëvizur nëpër Athinë. Kur fëmija u zhduk, policia filloi të kërkonte dhe mori në pyetje nënën e re, e cila tha se djali ndodhej në Poloni me babain e tij. Kaluan vite dhe policia vijoi kërkimet duke mos qenë të bindur me deklaratat e gruas.
Çifti arrestua po mbahet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës. Ata kanë pranuar krimin dhe të hënën do të paraqiten para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.