BALLKAN, 21 Janar 2022, 22:35

Ish-truproja e Rugovës gjunjëzohet para varrit të ish-presidentit (VIDEO)

Ish-truproja e Rugovës gjunjëzohet para varrit të ish-presidentit

Kosova përkujtoi sot arkitektin e pavarësisë, ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e ndarjes nga jeta. Ish-truproja e tij, Ukshin Haliti, është gjunjëzuar para varrit të ish-presidentit ndërsa bëri homazhe në nder të tij.

Në një video të publikuar nga mediat kosovare shihet Haliti duke iu afruar varrit të Rugovës në gjunjë. Homazhe te varri i Presidentit Historik bënë shumë figura politike, përfshirë krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.