BALLKAN, 21 Janar 2022, 21:45

Covid në Maqedoninë e Veriut/ Nëntë viktima dhe 2075 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid në Maqedoninë e Veriut/ Nëntë viktima dhe 2075 raste

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2071 të infektuar nga 6010 teste të kryera. Nga numri total i rasteve të reja (2071), janë regjistruar 275 riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1450 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar nëntë humbje jete.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 252.947, numri i të shëruarve është 225.056, numri i të vdekurve është 8.177, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.714.