BALLKAN, 20 Janar 2022, 17:02

Koronavirusi në Greqi/ 81 humbje jete dhe 18,869 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Greqi/  81 humbje jete dhe 18,869 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 18,869 raste pozitive për Covid-19. Prej këtyre rasteve, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se 70 persona janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit.

Kurse, numri total i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,742,363. 

Rastet fatale për sot ishin 81, ndërsa që nga fillimi i pandemisë totali shkon në 22,366. Nga ky bilanc, 95.0% persona kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.