BALLKAN, 20 Janar 2022, 16:50

Covid në Maqedoninë e Veriut/ 12 viktima dhe 1172 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid në Maqedoninë e Veriut/ 12 viktima dhe 1172 raste të reja

Në Maqedoninë e Veriut  këtë të enjte janë konfirmuar të infektuar me Covid 1172 raste të reja nga 4021 testime.

Në raportin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se gjithashtu kanë humbur jetën 12 persona. 

Ndërkaq betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar edhe 553 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 250.876, mes të cilëve 223.606 kanë fituar betejën me sëmundjen ndërsa 8 166 kanë humbur jetën.