TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Greqia prej ditësh ndodhet në valën e rritjes së rasteve të reja të infektuar me Covid për shkak të përhapjes së variantit Omicron në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit, në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se janë konfirmuar të infektuar me koronavirus, 20,507 persona dhe kanë humbur jetën 108 pacientë.
Vijojnë që të jenë në gjendje të rëndë në terapi intensive 679 qytetarë mosha mesatare e të cilëve është 66 vjeç.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin fqinj janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 762 870 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 22 476 qytetarë mosha e të cilëve ka qenë mbi 70 vjeç dhe 95.0% kishin sëmundje bashkëshoqëruese.