TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Serbia i ka hequr licencën kompanisë minerare australiane Rio Tinto, një javë pasi Australia largoi tenistin Novak Djokovic nga turneu “Australian Open”.
Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, tha se qeveria e saj është dakord me protestuesit që duan të mos vijojë projekti i litiumit prej 2,4 miliardë dollarësh, që do ta bënte kompaninë australiane një nga dhjetë prodhuesit më të mëdhenj të këtij minerali, që është thelbësor për bateritë e makinave elektrike.
“Të gjitha vendimet dhe licencat janë anuluar. Ai projekt është mbyllur”, tha Brnabic.
Miniera në Jadar parashikohej që të prodhonte mjaftueshëm litium për të furnizuar një milion makina elektrike.