BALLKAN, 21 Qershor 2022, 22:53

Isa Mustafa: Kurti dhe Osmani do t’i zbatojnë një nga një marrëveshjet me Serbinë

Isa Mustafa: Kurti dhe Osmani do t’i zbatojnë një nga një

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani do të fillojnë t’i zbatojnë marrëveshjet një nga një me Serbinë, edhe atë për Asocacionin.

Megjithatë, Mustafa tha se marrëveshja e Kosovës me Serbinë për energjinë është mirë që është arritur.

Sipas tij, nëse kjo marrëveshje zbatohet mirë, atëherë furnizimi me energji në veri dhe inkasomi i faturimit të energjisë në veri do të rregullohet.
“Unë konsideroj që kjo marrëveshje për energjinë nuk e ndikon marrëveshjen për Asocacionin. nuk e determinon. Unë mendoj që është mirë që është arrit, sepse me të në qoftë se punohet mirë, edhe këto probleme që i kemi me furnizimin në veri dhe me inkasimin e faturimit të energjisë në veri të rregullohet”, tha Mustafa në rtk.

Sipas tij, ka pasur shumë qëndrime të forta të VV-së dhe presidentes Osmani që Asocacionin nuk bëhet, e që thotë se sipas tij, marrëveshjet do të fillohen të zbatohen një nga një.

“Marrëveshja e Asocacionit tash e sa vjet kërkohet të implementohet, pra ajo e vitit 2013. Kemi pas qëndrime shumë të forta të VV-së edhe presidentes së vendit që kjo nuk bëhet në asnjë rast, ta shohim apo sbëhet. Por unë po e shoh që këta(Kurti e Osmani) një nga një do të fillojnë t’i zbatojnë marrëveshjet”, tha Mustafa./Gazeta Express/