BALLKAN, 14 Shtator 2022, 14:46

Sulmi kibernetik në Kosovë, Sveçla: E përballuam me sukses

Sulmi kibernetik në Kosovë, Sveçla: E përballuam me sukses

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se institucionet e Kosovës me sukses po përballen me sulmet kibernetike. Megjithatë, ai ka pranuar se po haset në vështirësi në ballafaqimin me këto sulme nga ASHI.

Ekspertët që punojnë në këtë fushë, ai tha se do të asistohen përmes shtesave të parapara përmes Ligjit për Pagat.

“Është vërtetë që kohëve të fundit institucionet e Kosovës po përballen me sulme kibernetike. Fatmirësisht ne ia kemi dalë me sukses të përballemi me këto sulme.

Është AShI, e cila po kryen detyrat e saj më së miri që është e mundshme, por vështirësi ka. Sa i takon vendeve të lira, duhet ta kuptojmë që ky profesion është ndër profesionet më të paguara në sektorin privat, por edhe jashtë Kosovës.

Kështu që ne për këtë kategori kemi menduar të asistojmë përmes shtesës që janë paraparë përmes Ligji për Pagat dhe Zyrtarëve Publik”, ka thënë Sveçla.