BALLKAN, 13 Shtator 2022, 16:10

Sulm kibernetik në Kosovë, ndërpriten shërbimet e internetit

Sulm kibernetik në Kosovë, ndërpriten shërbimet e internetit

Telekomi i Kosovës është duke u përballur sot me sulme kibernetike, ku si pasojë kanë rënë edhe shërbimet e internetit.

Lajmin  e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja.

Sipas Lepajës, sulmi ka filluar nga ora 08:00 e mëngjesit.

Ai ka thënë se ekipet i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit.

“Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit. Do të ju mbajmë të informuar”, ka deklaruar Lepaja.