TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga veriu i Kosovës raportohet se paraditen e sotme makineri të rënda kanë filluar pastrimin e terrenit në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok. Aty do të ndërtohet një stacion i Policisë së Kosovës, gjë që sipas mediumit lokal Kossev, ka nxitur pakënaqësi të banorëve lokalë.
Veton Elshani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veri, ka thënë se bëhet fjalë për një vendim të vitit 2018 dhe tani është marrë miratimi për nisjen e punimeve. Elshani ka treguar se deri tani kanë funksionuar në shtëpi private. “Meqë ishim në shtëpi private, vendimi është marrë në vitin 2018, kemi marrë miratimin që të fillojmë të ndërtojmë tani, përndryshe vendimi është marrë më herët”, ka thënë Elshani.
Ai po ashtu ka konfirmuar se aty fillimisht do të vendosen kontejnerët e policisë. “Meqenëse stacioni policor aktualisht ndodhet në një shtëpi private, ne duhet të largohemi dhe për këtë po vendosim kontejnerë derisa të ndërtohet ky stacion”, ka thënë Elshani.