BALLKAN, 27 Tetor 2023, 18:47

Deklarata e fortë dhe provokuese e ministrit serb të Mbrojtjes: Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë

Deklarata e fortë dhe provokuese e ministrit serb të Mbrojtjes:

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit evropianë, raportojnë mediat serbe.

Vuçeviç deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në takimet e djeshme me liderët evropianë në Bruksel, ka përsëritur edhe një herë se kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, nuk i përmbush obligimet e tij për Marrëveshjen e Brukselit, ndërsa Serbia nuk do ta pranojë kurrë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe të njohë pavarësinë e saj.

“Ne nuk pranojmë asnjë formë të njohjes de jure apo de facto të Kosovës si shtet i pavarur”. Mund të flasim për gjëra të tjera, qoftë deklaratë doganore, vulë kjo apo ajo… Gjithçka që nuk shpie në pavarësinë e Kosovës është për ne diçka që mund të jetë temë në tryezë. Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në veri të Kosovës, por ne duhet ta dimë, duhet të kujtojmë, se jemi tërhequr nga Kosova në vitin 1999 në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 dhe se atje tani është KFOR. Frika e më e madhe e Kurtit është mbijetesa e serbëve në veri të Kosovës dhe dëshira e tij më e madhe është një “spastrim etnik”, -tha Vuçeviç.