TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e veçantë ku në rend dite është miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke folur edhe për takimet e së enjtes në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka vendosur Kosovën në pozicionin e duhur.
“Kurti e vendosi Kosovën në pozicionin e duhur. BE duhet t’i heq sanksionet. Qeveria ka marrë vendim për zbatimin e marrëveshjes, prandaj duhet BE t’i heqë sanksionet. Besoj presidenti francez ndjehet mirë, Kosova e ka mbajtur fjalën. Lus BE-në të rikthen liberalizimin”, ironizoi Haradinaj.
Ai më tej shtoi se interesi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bojkotuar seancën e veçantë ku në rend dite ishte miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se deputetët e LVV-së e kanë bojkotuar seancën, transmeton Telegrafi.
“Nuk është koha për beteja politike. Qëllimi është që si Kuvend të bëjmë një veprim duke shprehur falënderim në raport me rezolutën e Parlamentit Evropian. E shoh si veprim të papërgjegjshëm, si pamaturi”, tha ai. Ai deklaroi se LVV ka frikë të përballet me Kuvend.
“Nuk e di pse nuk janë këtu, e çka po i frikëson mos me qenë në Kuvend”, tha ai.
Seanca ka përfunduar pas deklarimit të disa deputetëve të opozitës.
Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga LVV se pse është bojkotuar seanca, por deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian që të ndërmarrin masa ndaj Qeverisë së Serbisë nëse hetimet dëshmojnë për lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ose nëse autoritetet e Serbisë nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve.
“Ftohet Këshilli që të miratojë masave të shënjestruara restriktive, përfshirë por jo edhe të kufizuara, ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e udhëtimeve për aktorët destabilizues në veri të Kosovës dhe liderët e rrjeteve kryesore të krimit të organizuar. Në këtë kontekst, ftojmë Këshillin që të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e masave të shënjestruara kundër Milan Radoiçiqit”, thuhet në rezolutë.
Miratimi i kësaj rezolutë është mirëpritur në Kosovë.