TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill ka treguar sot se i ka uruar mirëseardhje në Serbi kompanisë amerikane të prodhimit të veturave elektrike “Rivian”.
“Qendra e re e teknologjisë është investim emocionues në Serbi dhe njerëzit e saj dhe një votë e qartë besimi në të ardhmen e Serbisë”, ka shkruar Hill.
Ai gjithashtu ka ndarë përvojën e tij me makinën elektrike të Rivian:
“Dhe udhëtimi është i mahnitshëm!”, ka shkruar Hill.

Rivian është themeluar në vitin 2009 dhe ka mbi 11 mijë të punësuar. Kompania planifikon të hapë 200 vende për inxhinierë deri në fund të vitit dhe 1000 vende pune gjatë vitit 2023, tha transmertuesi publik serb, RTS.