BALLKAN, 29 Qershor 2023, 11:05

Aleksandër Vuçiç: Do të kemi shumë probleme me Kosovën

Aleksandër Vuçiç: Do të kemi shumë probleme me

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar shumë probleme lidhur me Kosovën, por pa dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

“Nuk e di se si do të shkojë me Kosovën. Ata përpiqen ta thyejnë dhe shkatërrojnë vendin tonë nga brenda”, tha Vuçiç në një tubim të organizuar në kremtimin e Festës së Vidovdanit nga Partia Përparimtare Serbe, të cilën e ka drejtuar për vite me radhë.

Patriarku serb, Porfirije, mori pjesë në një shërbesë përkujtimore në Graçanicë të Kosovës, ku u bëri thirrje të gjithëve që “të kontribuojnë për paqen në Kosovë”, ndërsa nga serbët e Kosovës kërkoi që “me shembullin e tyre, t’u japin mësim të gjithëve”.