BALLKAN, 29 Qershor 2023, 14:47

Djali i tij u ndalua nga policia, Vuçiç reagon sërish: I drejtuan armën

Djali i tij u ndalua nga policia, Vuçiç reagon sërish: I

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar sërish lidhur me praninë e djalit të tij Danilo Vuçiç në Kosovë në kuadër të festës së ‘Vidovdanit’.

Vuçiç pretendon se djalit të tij i kanë hequr bluzën me mbishkrimin “Opsioni nuk është dorëzim”, dhe se kur ky i fundit është pyetur nga policët e Kosovës për emrin e babait, ai u është përgjigjur “babai im është presidenti juaj”.

“Vetëm tani kuptova se çfarë po ndodhte në Kosovë. Herën e fundit që ndaluan Danilon, jo shumë larg Podujevës, policia shqiptare kërkoi që ai të hiqte me çdo kusht bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”. Danilo nuk u pajtua dhe më pas i drejtuan armët dhe e pyetën “Emri i babait?” Ai u përgjigj: “Aleksandër! Ky është babai im dhe presidenti juaj”! Këmishën nuk i ishte hequr, fytyra nuk ishte e njollosur. Dorëzimi nuk është një opsion!”, -shkruan Vuçiç.