TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti ka qenë kryefjala e mediave gjatë ditëve të fundit.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë stilisti por vetëm përmes avokatëve të tij, ku e kanë mohuar lajmin që të ketë ndodhur një ngjarje e tillë. Por së fundmi ka ardhur një reagim lidhur me situatën nga zëvendëspresidenti i Kosovës, Bekim Kupina.
Kupina thekson se presidentja Vjosa Osmani nuk i ka i dhënë pasaportë diplomatike askujt dhe se nuk ka kompetencë ligjore të bëjë diçka të tillë. Ndër të tjera ai sqaroi gjithashtu se këto pashaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar.
Postimi i plotë:
Sqarim i sërishëm. Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar nje gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur.