TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç pohoi se Serbia nuk ka asnjë detyrim nga Marrëveshja e Ohrit. Bërnabiç duket se ia faturoi këto detyrime Kosovës, që sipas saj e ka detyrim themelimin e Asociacionit.
Sipas saj, opozita në Serbi po sulmon qeverinë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën “sepse nuk ka një agjendë reale politike, prandaj po mundohet të krijojë programin e saj të bazuar në mashtrimin me vetëdije të qytetarëve”.
Ndër të tjera, Bërnabiç theksoi se protestat e opozitës nuk kanë lidhje me situatën në të cilën gjendjen serbët në Kosovë.