TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur sot se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.
Ai ka shkruar se në dy vjetët e fundit, Kosova ka kaluar duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.
“Më 18 mars në Ohër/Ohrid, HR/VP i BE-së Josep BorrellF njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa.”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ndryshe, më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.