BALLKAN, 18 Tetor 2022, 13:59

Dyshohet se ekzekutoi 33 persona në luftën e Kosovës, serbi arrestohet në Budapest

Dyshohet se ekzekutoi 33 persona në luftën e Kosovës, serbi

Një shtetas serb është arrestuar në Hungari nën akuzën se ka vrarë 33 persona gjatë luftës në Kosovë.

Sipas mediave hungareze, serbi është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Urdhërarresti është lëshuar shtatorin e kaluar. Bëhet e ditur se autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit të të dyshuarit.

Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës për çështjen.