BALLKAN, 7 Prill 2023, 19:04

Dyshohet për plagosje, policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari

Dyshohet për plagosje, policia kërkon ndihmë për

Policia e Kosovës, përmes publikimit të fotografisë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast plagosje në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, plagosje që ka ndodhur dje në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.