TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se vendi i tij ka gjasa që të anëtarësohet në Bashkimin Europian në 4 vitet e ardhshme.
Abazoviç tha në forumin “Pyet ministrin”, se ishte shumë optimist në lidhje me procesin e integrimit, shkruan Vijesti. Sipas tij, Mali i Zi duhet të përfitojë nga situata aktuale.
“Askush nuk ka mundësi dhe pozicion më të mirë se Mali i Zi, shpresoj se do të ketë dëshirë, mençuri dhe vullnet për të na pranuar”, theksoi ai.
Abazoviç nënvizoi se për të arritur anëtarësimin në BE është e nevojshme që Mali i Zi të kryejë reformat, por edhe unioni të ringjallë procesin e zgjerimit.