TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit të lirshëm dhe pa pengesa te komuniteti serb, janë të domosdoshme dhe kushdo që do vijojë të cenojë këtë të drejtë themelore, nuk ka çfarë të presë tjetër përveç se përgjigjen e institucioneve ligjore.
Ndërsa është pyetur nëse do të ketë zgjedhje në veri, ai tha se e kanë vënë në dispozicion për përgatitjen e për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit.
Sipas tij, aktualisht ministrit të linjës dhe institucionet tjera përgjegjëse janë në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në për të adresuar çështjet dhe për të përmbushur kërkesat që dalin nga ky proces.
“Ministria e Brendshme, ajo e pushtetit lokal dhe Ministria e Arsimit janë angazhuar sipas fushëveprimit të tyre në ofrimin e kushteve të sigurisë, administrative dhe infrastrukturore për të mundësuar organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve nga ana e KQZ-së. Përtej kësaj shfrytëzoj rastin të them se pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit të lirshëm dhe pa pengesa te komuniteti serb janë të domosdoshme.
Kushdo që vijojnë ta cenoj këtë të drejt themelore nuk ka çka të pres tjetër përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha ai.
Kurti ndërkohë është pyetur nëse ka siguri për organizmin e zgjedhjeve.
“Ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, natyrisht që më së shumti është dashur të përballemi me cenues të sigurisë pikërisht në veri të vendit, por unë jam i bindur në bazë të organeve shtetërore në të cilat unë besoj fuqishëm se janë duke i ofruar të gjitha kushtet dhe masat që të bëhet mbarëvajtja e këtij procesi në të njëjtën kohë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve në katër komunat që të dalin dhe të votojnë lirshëm për kandidatët për kryetar të komunave atje…a është situata sikur në ndonjë komunë tjetër me shumicë shqiptare, nuk është, ka dalim sepse edhe obstruksionet e Serbisë janë atje më të mëdha edhe në aspektin e informimit mediatik por edhe të mbetjeve të strukturave paralele të cilat janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit nga viti 1999 dhe ose nuk u integruan fare në 2013 ose u integruan rrejshëm e më pastaj dhanë dorëheqje në nëntorin e vitit të kaluar, pra sa na përket shtetit të Republikës së Kosovës, jemi në ballë të detyrës tonë“, tha ai.