TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një situatë e pabesueshme ka ndodhur në një restorant në Selanik, ku një punëdhënës kërcënoi ish-punonjësit që kërkonin të merrnin paratë e tyre.
Ai bërtiti: "Do të shihni se çfarë do të merrni! Do të vdisni!", ndërsa nuk hezitoi të kapte për fyti një përfaqësues të Sindikatës, i cili shkoi në biznes në shenjë mbështetjeje.
Sipas faqes së internetit ThessToday.gr, ngjarja e pabesueshme ka ndodhur të shtunën e kaluar, më 1 prill, në një restorant në Selanikun lindor. Tre ish-punonjës të kompanisë, dy vajza dhe një i ri në prani të anëtarëve të Bordit Drejtues të Sindikatës së Punëtorëve të Ndërmarrjeve të Turizmit dhe Hotelieri (SETEPE) i kanë kërkuar punëdhënësit t'i paguajë shumën e parave që u detyrohen, në total gati 2000 euro.
Sipas denoncimit, njëri prej punëdhënësve është përgjigjur me një agresion të paparë, madje ka arritur deri aty sa ka kapur nga qafa një anëtar të administratës së SETEPE-s dhe e ka tërhequr në qoshe, i cili më herët ka hyrë në mes për ta ndaluar.
Mirëpo, as punëdhënësi nuk është ndalur me kaq, pasi kërcënoi verbalisht ish-punonjësit e biznesit, duke nxjerrë fraza të tipit: “Do të shihni çfarë do të merrni, do të vdisni, do të vdisni”.
Presidenti i SETEPE-s, Giorgos Branikas, theksoi për ThessToday.gr se ky nuk është një incident i izoluar, përkundrazi, foli për një fenomen të përditshëm.