TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është gjetur i pajetë sot në rrugë në Vushtrri të Kosovës.
Lajmin për mediat në Kosovë, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili deklaroi se viktima është një 30-vjeçar.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”. “Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, ka pranuar informatën se në rrugën “Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 30 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha zëdhënësi i policisë.