TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njëri nga minatorët e Trepçës ka theksuar ata nuk do të ndalin grevën deri sa kërkesat e tyre të realizohen, duke rikujtuar se janë të vendosur të mbrojnë të drejtat e tyre dhe sigurinë në punë për veten dhe kolegët e tyre
Minatori i Trepçës, njëri prej grevistëve, ka thënë se nuk do ta ndalin grevën derisa të plotësohen të gjitha kërkesat që ata i konsiderojnë minimale, por shumë të rëndësishme për ta.
“Se sa do të qëndrojmë këtu varet prej kërkesave se si do të realizohen, sa më shpejt që realizohen, më shpejt përfundon greva, nëse vazhdojnë të mos realizohen, minatorët do të qëndrojnë në grevë”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Gjithashtu, ai i emocionuar e me lot në sy ka shprehur shqetësimin e tij se pse kërkesat e tyre nuk janë realizuar në një kohë të shkurtër.