TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se do të flasë për draft-propozimin e BE-së dhe SHBA-së për Asociacionin, por pa u lëshuar shumë në detaje meqë ashtu janë pajtuar me aleatët dhe sponsorët e propozimit, shkruan Express.
Kurti ka thënë se në vlerësimin e tij, ai draft s’është “Zajednicë” dhe sipas tij e ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes të Republikës së Kosovës. Gjithashtu kreu i Qeverisë ka thënë se sipas draftit, serbët do të jetojnë në Kosovë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pas synime dëmtuese ndaj shtetit.
“Me aq sa mundëm në vijim do të flas për këtë draft-propozim, por njëkohësisht pa detaje, meqë është obligim ndaj emisarëve të BE-së dhe SHBA-së të cilët kanë kërkuar që ne ta respektojmë këtë kërkesë të tyre. Besoj që në vazhdim ata duhet e do ta publikojnë për të ofruar më shumë transprancë. Për ne drafti mund të publikohet qysh sot.
Ata na propozuan një draft. Një dokument të përfaqëson unitetin trans-atlantik. Ky karakter trans-atlantik më dha përshtypje serioze që se kisha takuar më herët. Më bëri përshtypje që zytarë të lartë të shteteve sponzoruese kishin marrë pjesë direkt në hartimin e tij. Më bënë të qartë që hartimin e draftit e kanë bërë me kujdes për Kushtetutën, letrën e Mogherinit, qëndrimin Schole Escoba dhe më thanë që është në përputhje me ligjet e Kosovës.
Nga një kënd procedural, nuk dua të jap qëndrim juridik për përputhshmërinë e draftit me Kushtetutën. Atë e jep Gjykata Kushtetuese siç e parasheh qartë draft-statuti.
Megjithatë si kryeministër dhe si politikan dua ta them një këndvështrim politik për draftin.
E para, drafti në vlerësimin tim politik ndërpret trashëgimin mosnjëhse të Republikës që ishte çimentuar në 2013 dhe 2015. Drafti ka qartësi për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ku serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues dhe minues për Republikën në njohje të integritetit territorial,. Kjo qartazi nuk është Zajedenicë, sepse asisoj do të ishte e padiskutueshme.”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Albin Kurti tha se është “në hall” me opozitën që po kërkojnë ta shohin draftin e Asociacionit.
Kurti tha se është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos e zbulojë, duke thënë se është i koordinuar me ta.
“Unë e kuptoj kërkesën e juaj, që ta shihni draftin. Emisarët europianë dhe ata amerikanë mos me tregu draftin, tash a me koordinim a pa, qysh po doni se jam në hall me juve? Ata më thanë mos e bën publik, e kam ndarë me Presidenten sepse është shefja e shtetit. Jam në koordinim të vazhdueshëm em amerikanët dhe europianët. Ata kanë kërkuar të mos e bëj publik, jam i korrdinuar me ta. Qysh po doni qysh me ja kallxu a me koordinim a pa koordinim. Për besë jam në hall me juve”.