TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi, Aleksandër Vuçiç është kthyer te strofulla e vjetër, strofull prej së cilës nuk ka dalë kurrë në fakt.
Vuçiç ka deklaruar koalicion me partinë radikale të kriminelit të luftës, Sheshel, nga ku edhe ka rrënjët ideologjike presidenti serb.
Pas shpalljes së koalicionit ka reaguar ish ministri i jashtëm Petrit Selimi, i cili ka postuar në rrjetin social X një foto të vjetër nga koha kur Vuçiç shërbente si kamarier i dy kriminelëve të luftës si Millosheviç dhe Sheshel.
"Kthehu tek rrënjët! Foto e viteve 1990 kur roli i Vuçiçit ishte të servirte birra dhe helm retorik në Partinë Radikale të kriminelit të dënuar të luftës Sheshelje. Vuçiç bëri sikur kishte ndryshuar, kështu u bë president serb. Dje ka shpallur koalicion me Sheshelin për zgjedhjet lokale."
Back to the roots! 1990s photo when Vucic's role was to serve beers & rhetorical poison in the Radical Party of convicted war criminal Seselj. Vucic pretended to have changed, thus became a Serbian president. Yesterday he announced a coalition with Seselj for local elections. pic.twitter.com/WHq2czPJBf
— Petrit Selimi (@Petrit) November 1, 2023