TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fatmir Gjeka ministër për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në qeverinë e re të Malit të Zi tha në emisionin Now në Euronews Albania se koalicioni i ri qeverisës është i prirur nga vlerat euroatlantike.
Ai u shpreh se edhe ato forca që deri dje etiketoheshin si pro serbe përmes një deklaratë të nënshkruar një ditë më parë me subjektet e tjera, përfshi ato shqiptare, kanë premtuar se nga tani do të mbështesin vlerat euroatlantike.
“Dje është zgjidhur një kryetar parlamenti, e kam parë reagimin e opinionit publik shqiptar, 75 për qind e qytetarëve të Malit të Zi janë pro BE.
Një hap është bërë mbrëmë që subjektet që deri dje janë targetuar si subjekte proserbe kanë nënshkruar një marrëveshje me gjithë subjektet që prej tani do mbështesin vlerat euroatlantike.
Ne shqiptarët këtu mendojmë me një kokë, kemi një vizion, që është BE, NATO, gjithë Ballkani në BE dhe Mali i Zi ndoshta do të jetë shteti i parë që do të anëtarësohet në BE.
Koalicioni nuk është proserb, është qeveri dominante evropiane. Kryetari u parlamentit është i ish-atyre subjekteve pro serbe, por me një deklaratë ka premtuar se do bëjë një hap përpara”, tha Gjeka.