TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liridona Ademi Murseli, e cila u vra me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli në profilin e saj në Instagram, nuk tregon që mes tyre të ketë pasur probleme, madje përkundrazi ka bërë dedikim për të.
‘Burri im është gjithçka e imja’, e ka të shkruar ajo në Instagram duke e shoqëruar me dy zemra dhe me shkronjën N, për bashkëshortin e saj Naimin.
Kujtojmë se një nga pistat e para që po qarkullon për vrasjen e Liridona Murseli Ademajt, të prorositur nga bashkëshorti Naim Murseli është një sigurim që i kishte paguar viktimës në Suedi.
Media “Indeksonline” raporton se sigurimi jetësor që Naim Murseli i kishte paguar Liridonës në një kompani të fuqishme suedeze, mundësonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore të mbulonte shpenzime deri në 20 milionë eurove.
Naim Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese nga sigurimi dhe kjo dyshohet se është një nga motivet që mund ta ketë çuar atë në gjithë organizimin e vrasjes makabër të gruas së tij Liridonës.