AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 22:26

Balla provokon Metën: Sandër Lleshi i përmbushte kriteret edhe për të qenë President, jo më ministër

Balla provokon Metën: Sandër Lleshi i përmbushte kriteret edhe

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shprehet i bindur se Presidenti Meta do të dekretojë propozimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Në një intervistë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, ai tha se Lleshi është një prej kandidaturave më të mira që mund të ketë pasur edhe për President të Republikës.

“Sandër Lleshi ka qenë një prej kandidaturave më të mira që mund të ketë pasur edhe për President të Republikës. Të jeni të bindur se e ka pasur mbështetjen e më shumë se një krahu politik, dhe jam i bindur se do ta kishte bërë do ta kishte bërë punën shumë mirë. Jam i bindur se një person që ka të gjitha kriteret për të qenë President, i përmbush të gjitha kriteret për të qenë ministër i Brendshëm”.

Do jetë Sandër Lleshi ministër i Brendshëm? “Patjetër”, – iu përgjigj pyetjes Balla, ndërsa më tej shtoi, “se kushtetua ka edhe instrumente të tjerë, por unë besoj se këto instrumente s’është momenti për ti përdorur”. Sipas tij Meta nuk e ka kompetencën për të mos e dekretuar.

“Kam besim, duke e njohur mirë zotin Meta, se do jetë ai që do mirëkuptojë mungesën e kompetencës së tij për të bërë një refuzim”, – shtoi kreu i deputetëve të PS-së.