AKTUALITET, 14 Tetor 2018, 14:07

Balla hedh në gjyq Salianjin për shpifje, kërkon 1 mln lekë dëmshpërblim

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka paditur në gjykatë deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin, pas akuzave të këtij të fundit për lidhje me trafikantët e drogës.

Salianji e akuzoi Ballën për lidhje me Edmond Bego, një trafikant droge. Përmes profilit të “Facebook” Balla ka postuar dokumentin e padisë në gjykatë për deputetin demokrat.

“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.”-Deklaron Balla.

TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT??

Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme.

Padia E Balles Per Salianjin

Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare?

Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-neës”?”, shkruan Ballla. TPZ.AL