AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 19:42

Rama mesazh ngushëllimi për Fatos Baxhakun: Një tjetër mik i kohëve të vjetra...

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në “Facebook” ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Fatos Baxhaku.

Për kryeministrin, Fatos Baxhaku përbën një njeri fort të mirë të letrave dhe të librave, që jetoi me dashuri pa zhurmë në vend.

Postimi i Edi Ramës:

E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…